E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama shtyn zgjedhjet derisa të gjejë Maqo Lakrorin

05-09-2013 / Gazeta 55

Mandati për kryetar të Partisë Socialiste

Kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama më 27 shtator i mbaron mandati katërvjeçar , të cilin e mori në 2009-n përballë sfidantit të paepur Maqo Lakrori. Statuti i PS detyron kryetarin aktuale që me mbarimin e mandatit duhet të zhvillojë zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë. Kësisoj Zgjedhjet për kryetarin e Partisë Socialiste janë sanksionuar që në vitin 2007 të bëhen përmes parimit “Një anëtar, një votë”. Sipas nenit 29 të Statutit të PS-së, në pikën 2 të tij, përcaktohet fare qartë që: “Mandati i kryetarit të Partisë është 4 vjet. Mandati i tij ndërpritet para kohe kur: a) jep dorëheqjen; b) Partia humbet zgjedhjet e përgjithshme legjislative; c) humbet në mocionin e mosbesimit të zhvilluar për të me kërkesën e 1/3 së anëtarëve të partisë”. Kuptohet vetiu, pas datës 27 shtator, pritet të hapet fushata e brendshme zgjedhore për zgjedhjen e kryetarit të ri të PS, pas deklarimit të kandidaturave. Por, burime pranë PS kanë trafikuar në media lajmin se zgjedhja e kryetarit, pas fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit mund të shtyhet për më vonë. Më vonë do të thotë derisa të gjendet sfidanti ose më saktë Maqo Lakrori i radhës, pasi vetë Maqo Lakrori ka deklaruar miqve të afërt se nuk do të bëjë më nëj gjë të tillë. Dhe Maqoja ka të drejtë sepse pas asaj dite ai u internua politikisht. Përballë Maqo Lakrorit, sfiduesit të tij, Rama mori 93% të votave duke e quajtur këtë mandat të rifituar të plotë, katërvjeçar dhe jo si vijim i mandatit që kishte marrë në 2007-n. Në këtë mënyrë, zgjedhjet në PS, delegatë Kongresi, anëtarë Asambleje Kombëtare, Kryesie u zhvilluan në nëntor të vitit 2011, ndërsa kryetari i partisë u përjashtua nga këto zgjedhje, pasi ishte në mes të mandatit të tij. Kjo mospërputhje mes mandatit të kryetarit të partisë dhe Kongresit e Asamblesë Kombëtare mund të rregullohet me një interpretim të statutit, i cili do të bëjë njësimin e tyre duke shmangur dhe zgjedhjet për kreun e socialistëve.  Në 2009, pas presionit të një grupi deputetësh, Rama dha dorëheqjen dhe hapi garën për kreun e PS, ku vetë ishte një nga kandidatët. Përballë Ramës u vendos një nga themeluesit e PS, Maqo Lakrori. Për herë të parë kandidatët bënë një fushatë të përbashkët, ku përpara anëtarësisë shpalosën platformat e tyre. Lakrori prezantoi platformën e tij të botuar edhe në një broshurë, ndërsa Rama në të gjitha takimet ka sqaruar pozicionin e PS-së ndaj bojkotit dhe rëndësinë e organizimit të protestave. Më 26 shtator 2009, në zgjedhjet e anëtarësisë përmes parimit “Një anëtar, një votë”, ku morën pjesë 56 mijë nga 82 mijë socialistë, Rama rezultoi fitues me 93% të votave.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›