E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taiwo kërcënon Milanin

Taye Taiwo ka pranuar se nuk do të qëndrojë në Milan, nëse vazhdon të mos zë vend në planet e trajnerit Massimiliano Allegri.

Reprezentuesi nigerian iu bashkua Rossonerëve nga Marseille gjatë verës, por ka hasur në vështirë të adaptohet në futbollin italian. Ai refuzon të vazhdojë të jetë spektator.

“Vuaj çdo ditë sepse nuk jam duke luajtur futboll. Kam ardhur këtu për të luajtur e në fakt jam paraqitur në vetëm gjashtë ndeshje. Duket se Allegri nuk ka besim tek unë dhe në natyrën time nuk është të qëndroj në një situatë të këtillë”, tha Taiwo për L’Equipe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›