Tevez i ndjek paratë

Tevez pritet të largohet nga Manchester City gjatë afatit kalimtar të janarit, pas mosmarrëveshjeve me trajnerin Roberto Mancini.
Argjentinasi spekulohet me kalim te Milan ose Paris St. Germain, derisa ka zgjuar kritika për qëndrimin e tij në drejtim të Cityt.
Në komentet e tij për Sky Sports Italia, Seedorf iu shtua diskutimit duke thënë: “Nëse shikoni karrierën e tij, menaxherët e tij dhe çdo lëvizje që ka bërë, mendoj se Tevez do të shkojë atje ku i premtohen më së tepërmi para”.
Rossonerët konsiderohen favoritë për transferimin e sulmuesit, por marrëveshja ende nuk është realizuar. Seedorf nuk ka shpresa të mëdha që Tevez do të transferohet në San Siro. “Milan do të ishte hera e parë në jetën e tij që zgjedh një klub për karrierën e tij e jo për para. Do të shohim se çka do të ndodhë”, theksoi Seedorf.