E Diel, 1 Nëntor 2026

Ashton konfirmon takimin Thaçi-Daçiç më 20 qershor

BRUKSEL- Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka konfirmuar se më 20 qershor, do të takojë në Bruksel kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç.

“Ata do të diskutojnë për përparimin në zbatimin e Marrëveshjes së prillit, bazuar në planin që dy palët kanë miratuar muajin e kaluar”, thuhet në deklaratën e baroneshës Ashton.

Ajo po ashtu ka mirëpritur vendosjen e zyrtarëve ndërlidhës në Prishtinë dhe Beograd, duke e cilësuar si hap të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›