Tajlandë/ Avioni përplaset me kullën, një i vdekur
Një avion është përplasur në një kullë kontrolli në një ishull turistik të Tajlandës, duke shkaktuar të paktën një të vdekur. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet aeroportuale. Sipas informacioneve të para, në fluturimin e kompanisë ajrore lokale "Bangkok Airëays", ishin në bord 68 persona dhe katër anëtarë të ekuipazhit, nga të cilët 57 janë të huaj. Incidenti ka ndodhur në Koh Samui dhe viktima është piloti i avionit. Ndërkohë që dhjetë pasagjerë janë plagosur, por asnjëri nuk është në gjendje të rëndë për jetën, por sidoqoftë janë transportuar për në spital.
Avioni i tipit ATR72, po ulej në aeroportin e Koh Samuit, kur për shkak të shirave të fortë ka dalë nga pista dhe është përplasur me një kullë kontrolli e cila nuk ishte në përodrim, duke shpërthyer në flakë. Fluturimi PG266 ishte nisur nga Krabi për të mbërritur në ishullin turistik që ndodhet rreth 480 kilometra nga kryeqyteti i vendit Bangkok. Tajlanda është një nga vendet më të preferuara për turistët për kalimin e pushimeve verore, sidomos të turistëve perëndimorë.