LSI: Nuk do ketë zgjedhje të parakohshme

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, ka konfirmuar edhe një herë qëndrimin e kësaj force politike, por edhe të PD-së se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, të kërkuara vazhdimisht nga Rama. "Zgjedhjet e parakohshme janë ëndërr e Ramës. Marrëveshja LSI-PD do të sjellë një qeverisje solide dhe nuk është bërë për interesa personale", tha ai. Vasili ka hedhur poshtë një takim mes kryeministrit Berisha dhe kreut të LSI-së Meta në Dhërmi duke e quajtur "shpikje të medias".