Tajlande, fillon tërheqja e protestuesve antiqeveritarë
Bangkok - Demonstruesit antiqeveritarë në Tajlandë filluan tërheqjen duke filluar që nga mbrëmja e shkuar. Të gjendur pranë ndërtesës së qeverisë ata u rrethuan nga forcat e sigurimit tajlandez, të cilët u kanë drejtuar disa herë thirrje për tërheqje.
Nga raportimet e djeshme mësohet se forcat e sigurisë kanë qëlluar disa herë në ajër për të shpërndarë turmat.
Njoftimin për tërheqjen e protestuesve e jep edhe njëri prej drejtuesve të tyre, i cili deklaron se vendimi është marrë mëngjesin e sotëm.
Kryeministri aktual i Tajlandës, Abisit Vejajiva, deklaron se situate në kryeqytet është normalizuar. Në të njëjtën kohë ai mohoi të gjitha zërat për protestues të vrarë nga ushtria, megjithëse raportohet për dy të vdekur në përleshjet e djeshme.
Protestuesit janë mbështetës të ish-kryeministrit Taksin Shinauatra.