Tajlandë, "këmishat e kuqe" hynë në Kuven
d
Pas hyrjes me forcë në parlamentin tajlandez, "këmishat e kuqe" kanë filluar të tërhiqen nga ambientet e kuvendit në Bangkok. Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një deklarate të njërit prej drejtuesve dhe organizatorëve të protestave disa javore anti qeveritare. Protestuesit nisën të largohen nga mjedisi i jashtëm i kuvendit, pak pasi deputetët ishin larguar nga salla e parlamentit nëpërmjet helikopterëve Blackhaëk. Protestuesit të njohur ndryshe si "këmishat e kuqe", kërkojnë prej ditësh dhe javësh dorëheqjen e kryeministrit Abhisit Vejjajiva. Mediat raportojnë se disa prej tyre posedojnë edhe gaz lotsjellës, të cilin e kanë marrë nga forcat epolicisë gjatë përleshjeve. Qindra protestues hynë me forcë mëngjesin e së mërkurës në Parlamentin tajlandez në Bangkok, pas javësh të tëra protestash. Ata përdorën një kamion për të rrëzuar derën e hekurt të godinës parlamentare. Manifestuesit, në vazhdimësi kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj kryeministrit të rrëzuar Thaksin Shinawatra. Pas trazirave të shumta, parlamentarët tajlandezë janë transferuar në një kazermë ushtarake në përiferi të Bangkokut. Protestuesit kërkojnë nga kryeministri aktual shkrirjen e qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.