Tajvan, 390 të vdekur nga tajfuni
Qeveria e Tajvanit ka dhënë statistikat e para të personave që humbën jetën në zonat e prekura nga tajfuni Morakot.
Sipas një zëdhënësi të qeverisë, më shumë se 390 persona mendohet se janë varrosur për së gjalli nga rrëshqitjet e dherave në fshatin Hsiaolin, ndër më të prekurit nga tajfuni.
Fshati u godit nga një rrëshqitje dheu pas shirave të rrëmbyeshëm që solli me vete tajfuni. Dheu mbuloi gjithçka me përjashtim të dy shtëpive, bllokoi rrugët dhe ndërpreu linjat e komunikimit. Ndërkohë që në njoftimet e mëparshme të autoriteteve flitej se vetëm mbi 100 persona mund të kishin humbur jetën. Qeveria vendase ka dislokuar mijëra trupa shtesë në zonën e prekur nga tajfuni që goditi ishullin para disa ditësh. Mbi autoritetet po ushtrohet presion në rritje për të intensifikuar operacionet e shpëtimit. Qindra vetë janë evakuuar, por qindra të tjerë ende presin të evakuohen nga ajri. Ndërkaq qeveria njoftoi se kishte marrë oferta për ndihmë nga komuniteti ndërkombëtar, SHBA-të dhe Bashkimi Europian. Por autoritetet theksuan se atyre u nevojitej ndihmë teknike shumë specifike, si helikpterë që mund të transportojnë buldozerë 22 tonësh dhe mjete të tjera.