Tajvan, Presidenti kërkon ndjesë për operacionet
Më shumë se 50.000 ushtarakë vazhdonin edhe sot përpjekjet për të mbërritur në qendër dhe jug të ishullit, ku afro 15 000 persona janë ende të izoluar në fshatra malore, ku rrugët dhe urat janë shkatërruar.
"Mund të kishim vepruar më mirë dhe të kishim reaguar më shpejt. Por nuk e bëmë. Sigurisht, për këtë na vjen me të vërtetë shumë keq", deklaroi presidenti Ma përpara gazetarëve gjatë një udhëtimi në kontenë Nantou (qendër), zonë e prekur nga tajfuni.
Bilanci i tajfunit që ka shkaktuar përmbytjet më të rënda që prej 50 vjetësh në Tajvan ka arritur zyrtarisht në 121 të vdekur sot, por mund ta kalojë shifrën e 500 vetëve, pasi ka të ngjarë që 300 persona të kenë mbetur nën rrëshqitjet e dheut.
Dje, presidenti Ma njoftoi se "bilanci mmund t'i kalonte 500 të vdekur, ndërsa afro 380 persona janë vrarë nga rrëshqitjet e baltës", në fshatin Hsiaolin (jug).