30 ditë paraburgim për Goran Vuçkoviçin
Vuçkoviç, 33-vjeçar, nga fshati Gorosellë i komunës së Prizrenit, është arrestuar të martën, në bazë të dyshimit se gjatë viteve 1998 dhe 1999 ka kryer krime të luftës në Kosovë.
Dyshohet se ai ka qenë pjesëtar i grupit paramilitar serb "Dora e zezë" dhe njëri ndër personat kryesorë që e kanë shkatërruar ndërtesën muzeale të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Lidhur me rastin e Vuçkoviçit është njoftuar edhe Prokuroria Speciale e EULEX-it. Zyrtarët e këtij misioni kanë bërë të ditur se aktualisht në Kosovë zhvillon hetime për mbi 1.200 krimeve të luftës, të kryera në fund të viteve '90 në Kosovë.
Zëdhënësja e EULEX-it, Kristina Herodes, ka thënë se EULEX-i i ka trashëguar të gjitha këto lëndë nga UNMIK-u. Sipas saj, hetimet për identifikimin e kryerësve të krimeve të luftës nuk po bëhen vetëm ndaj serbëve, por edhe ndaj shqiptarëve.
"Ne po merremi me të gjitha komunitetet. Puna jonë është që të punojmë në të gjitha rastet, pavarësisht prej përkatësisë etnike", ka thënë Herodes.
start/qik