Hiri vullkanik mbi Irlandë
Hiri vullkanik nga Islanda ka bllokuar sërish trafikun ajror në Irlandë dhe pjesën perëndimore të Skocisë. Agjencia Evropiane për Trafikun Ajror, Eurocontrol, bën të ditur se hapësira evropiane do të jetë e hapur normalisht për fluturime.
Autoriteti i sigurisë së fluturimit në Dublin, bëri të ditur më parë se gjatë ditës së sotme, nga ora 8:00 deri në 12:00, ishin ndaluar të gjitha fluturimet mbi hapësirën ajrore të Irlandës.
Përqendrimi i përllogaritur i hirit vullkanik në hapësirën irlandeze është shumë i lartë, bëri të ditur një zëdhënës i autoritetit irlandez të sigurisë së fluturimit.
Në njoftim thuhet se nga ky ndalim nuk janë prekur fluturimet nga Britania e Madhe dhe Evropa kontinentale.
Para dy javësh, për shkak të hirit vullkanik nga aktivizimi i vullkanit Eyjafjöll në Islandë, u bllokua gati e gjithë hapësira evropiane e fluturimit.
Ministrat e transportit të BE-së do të konsultohen sot në Bruksel, mbi pasojat e kaosit në trafikun ajror dy javë më parë.