E Shtunë, 31 Tetor 2026

Take That, koncert pas 15 vjetësh

“Një natë të paharrueshme” e kanë cilësuar fanset që kanë ndjekur koncertin e grupit të famshëm Take That, këtë fundjavë në Angli. Rreth 250 mijë veta nga Veriu dhe Jugu u “arreduan” në Sunderland, për të parë një nga turet historik që është realizuar në Britani. Robbie Williams, i cili po rishijon bandën ‘live’ dhe Take That bashkohen pas 15 vjetësh në këtë tur që ka marrë tashmë famë edhe më të madhe sesa ajo që ishte parashikuar. Turi do të mbahet në gjithë Europën dhe është parashikuar që atë ta ndjekin rreth 1. 750.000 fansa. Në fakt, nisja e tij ka qenë mbresëlënëse. Nata e parë e turneut ka qenë një spektakël i pakrahasueshëm. Pikërisht koncerti ‘live’ ka nisur ndërsa këngëtarët kanë qenë përsipër një roboti metalik, çka ka çuditur të gjithë pjesëmarrësit. Por pamjet spektakolare kanë vazhduar edhe më tej, përmes akrobacive apo edhe një muri të madh uji që ishte në skenë. Suksesi ka qenë i padiskutueshëm më tej. Fansat ishin vendosur që një natë më parë në stadium, për të parë rikthimin historik të grupit të famshëm të viteve ’90.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›