Ilir Kerni nëKosovë për "Ballone diplomimit"
PRISHTINE- Një ballo e improvizuar, në të cilën gërshetohen vallëzimi, humori e dashuria është rrëfimi i shfaqjes së re të Trupës së Baletit të Kosovës do të rikthejë në Prishtinë koreografin dhe balerini i njohur shqiptar Ilir Kerni. Ai do të udhëheqë për të dytën herë një shfaqje të veçantë baleti e cila do ta shënojë premierën më 15 qershor.
Me titullin "Ballo e diplomimit", në këtë shfaqje janë angazhuar njëzet e një balerinë, të cilët sjellin përmes artit të lëvizjes rrëfimin e disa ushtarëve dhe përjetimet e tyre në mbrëmjen e diplomimit.
Koreografi Ilir Kerni ka thënë se shfaqja e re e Trupës së Baletit të Kosovës do të sjellë një atmosferë ndryshe nga ato që janë realizuar deri më tani.
Përgatitjet për inskenimin e "Ballos së diplomimit", nën tingujt e muzikës së Johann Strauss, janë intensive.
Mesazhi i shfaqjes është dashuria. Ngjarjet zhvillohen në një ballo të kadetëve ushtarakë dhe i gjithë rrëfimi sillet rreth dashurisë që shkëmbehet mes tyre në mbrëmjen e maturës.
(s.g/BalkanWeb)