"Take That takojnë Robbie Williams

Ritakohen edhe njëherë 5 antarët e ish grupit anglez “Take That”. Mbledhjet mes të gjithë djemve kanë qënë të rralla kohet e fundit, arsyeja gjendja fizike dhe emocionale e Robbie Williams.
Siç raporton edhe revista “Daily Mirror” 5 këngëtarët janë takuar në një restorant ku kanë darkuar dhe kanë biseduar mes tyre: "Rob është shumë mirë tani", ka deklaruar Jason Orange për revistën angleze, duke shtuar, "shkuam për darkë dhe u relaksuam duke kujtuar kohët e vjetra".
Nuk flitet për një ribashkim konkret të ish boy band-s. "Ai po shkruan shumë këngë në këto momente", ka shtuar Orange duke iu referuar Williams".