Protestë e figurantëve të një filmi në Paris

Një grup figurantësh kanë protestuar kundër pagave të ulta që iu dhanë për shfaqjen në filmin “From Paris with Love” me John Travolta.
I ambientuar në një qytezë pariziene, ëndrra e shumë të rinjve për të interpretuar përkrah Travolta-s nuk doli sic ata e kishin imagjinuar dhe ëndërruar.
Ata morën si shpërblim vetëm 100-120 euro në ditë për 20 shfaqje në film. Premtimet të linin të imagjinoje një situatë pak më ndryshe duke parë buxhetin e filmit në terësi që kapte shifrat e 38 milionë eurove.