E Shtunë, 31 Tetor 2026

Janet Jackson rikthehet në turne

Pas disa ditësh regjim shtrati, Janet Jackson ringjitet sërish në skenë. Këngëtarja pati një sëmundjë misterioze që e detyroi të qendronte në shtëpi nën kujdesin e mjekëve dhe që ishte shkaku për anulimin e disa koncerteve.

Jackson u ndje keq para një shfaqje dhe u detyrua të ndërpriste turin e saj “Rock Witchu Tour”. Më e vogla e shtëpisë Jackson, tashmë 42 vjece, do të fillojë të këndojë pikërisht këtë fundjavë.

Koncerti i parë do të jetë në Uncasville, Connecticut. Janet Jackson i kanë mbetur edhe 8 koncerte për të mbyllur turin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›