E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borë në gjithë vendin, FSHF ndërpret kampionatin

TIRANË- Dëbora e madhe që ka mbuluar një pjesë të madhe të territorit ka çuar në ndërprerjen e veprimtarive futbollistike në vend. Vendimi është marrë sot nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila ka anuluar të gjitha ndeshjet e programuara për këtë javë, si në kampionat, ashtu edhe në Kupën e Shqipërisë.

FSHF bën të ditur në njoftimin e saj se ky vendim u mor pas vëzhgimit me kujdes të situatës më të fundit në vend, ku është krijuar një gjendje emergjence si rrjedhojë e temperaturave të ulta dhe rreshjeve të shumta të dëborës. Futbolli shqiptar do të vijonte të mërkurën me ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, të cilat janë shtyrë për më 23 shkurt. Ndërkohë, java e 15-të, që ishte planifikuar të luhej në datën 18.02, është shtyrë për më 3 mars. Janë shtyrë gjithashtu të gjitha ndeshjet e Kategorisë së Parë e të dytë, si edhe futbolli i moshave U19 e U17.
el.me/A.Latifi/BakanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›