E Diel, 1 Nëntor 2026

Takime te shumta te kryeministrit Berisha per zgjerimin e hartes se njohjeve te Kosoves

21-09-2010 / Gazeta 55

Lidere te Taxhikistanit Turkmenistanit Mauritanise Bangladeshit Kenias dhe Timorit Lindor i kane deklaruar kryeministrit se jane ne proces te shpalljes se vendimit per njohjen e pavaresise se shtetit te Kosoves


Gjate punimeve te samitit Objektivat e Sfidave te Mijevjecarit qe po zhvillohet ne seline e Organizates se Kombeve te Bashkuara ne Nju Jork kryeministri Berisha eshte takuar edhe me Presidentet e Taxhikistanit Emomali Rahmon dhe te Turkmenistanit Gurbanguly Berdimuhamedow. Kryeministri Berisha i kerkoi Presidentit te Taxhikistanit diskutoi per marredheniet mes dy vendeve tona si dhe shqyrtimin e dosjes se Kosoves si nje angazhim ky per te kontribuar ne paqen dhe stabilitetin e rajonit. Gjithashtu shefi i ekzekutivit shqiptar zhvilloi nje takim edhe me Presidentin e Turkemenistanit Gurbanguly Berdimuhamedow. Presidenti Gurbanguly Berdimuhamedoe i shprehu Kryeministrit Berisha gatishmerine per zhvillimin e marredhenieve dypaleshe si dhe e siguroi se vendi i tij do te shqyrtoje dosjen e Kosoves ne kohen e duhur. Gjate ketij samiti Kryeministri Berisha u takua edhe me kryeministrin e Mauritanias Moulaye Ould Mohamed Laghdaf.


Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha duke folur per aktivitetet e tij ne New York ka deklaruar se nje nga qellimet madhore te tij qe do te realizoje eshte edhe lotimi per njohjen e pavaresise se Kosoves pas vendimit te Gjykates Nderkombetare. Ne nje interviste dhene Televizionit Publik Shqiptar Berisha u shpreh se ne kete kontekst ka takuar kryeministren e Bangladeshit drejtuesit e Kenias presidentin e Timorit Lindor dhe lidere te tjere. Ajo qe mund te them eshte se ekziston nje predispozite e plote per te vendosur pozitivisht. Ky ishte premtimi qe mora nga kryeministrja e Bangladeshit ky eshte premtimi qe mora nga drejtuesit e Kenias te cilet me siguruan se e kane ne shqyrtim ceshtjen dhe se edhe faktore te tjere kane nderhyre ne kete drejtim theksoi Berisha. Ai shtoi se ne Timorin Lindor tashme ka nisur nje debat ne parlament lidhur me njohjen e Kosoves.


Emiri i Katarit i konfirmon Berishes viziten ne Shqiperi


Ne kuadrin e samitit Objektivat e Sfidave te Mijevjecarit ku po merr pjese kryeministri Berisha u takua me Emirin e Katarit Lartesine e Tij Sheik Hamad Bin Khalifa Al-Thani. Burime nga delegacioni qe shoqeron kryeministrin ne viziten e tij ne Nju Jork bene me dije se gjate ketij takimi u diskutua per viziten e ardhshme te Emirit Al-Thani ne Shqiperi dhe per bashkepunimin e dypalesh. Nga ana e tij Emiri Al-Thani e siguroi kryeministrin Berisha se shume shpejt ai do te vizitoje Shqiperine. Ne fund te dy bashkebiseduesit rikonfirmuan angazhimin per forcimin dhe zgjerimin e bashkepunimit midis dy vendeve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›