Bamir Topi terhiqet nga qendrimi per te mos e dekretuar kreun e Kushtetueses para se ti kalonin ne parlament te gjitha dekretet
Pa kthyer pergjigje per lenien pa kryetar te Kushtetueses per me shume se 4 muaj presidenti Bamir Topi eshte kthyer tek qendrimet e veta dhe ka dekretuar Bashkim Dedjen si kandidat per kryetar te ri te gjykates
4 muaj pasi mori votebesimin e mazhorances dhe beri betimin tek presidenti si anetar i Gjykates Kushtetuese gjyqtari Bashkim Dedja eshte emeruar nga Presidenti Kryetar i Gjykates qe garanton respektimin e Kushtetutes dhe ben interpretimin perfundimtar te saj. Presidenti Bamir Topi shpalli dekretin pak perpara se te largohej per ne New York ku bashke me kryeministrin Sali Berisha merr pjese ne punimet e Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. Ceshtja e emerimit te Kryetarit te Gjykates Kushtetuese ishte kthyer prej 2 muajsh ne nje nje debat mes mazhorances dhe Presidentit i cili u akuzua se kishte shkelur Kushtetuten duke mos emeruar ne kohe Kryetarin e Gjykates Kushtetuese. Nje ceshtje kjo qe megjithese me tone me te zbutura u ngrit edhe nje dite me pare nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Mazhoranca eshte shprehur e gatshme per te mbledhur edhe nje seance te jashtezakonshme po te vinte dhe emri i Kryetarit te Gjykates Kushtetuese. Sic e dini edhe ju prej kater muajsh ka kaluar afati kushtetues i Kryetarit te Gjykates Kushtetuese dhe deri tani nuk ka ardhur akoma tha dje Topalli. Por presidenti ashtu si edhe kur u akuzua heren e pare per shkelje te Kushtetutes ne diten e shpalljes se dekretit per kryetarin e Gjykates Kushtetuese shpjegoi nepermjet Keshilltarit te tij Juridik se kishte respektuar procedurat per emerimin e anetareve te gjykates prej nga zgjidhet kryetari. Presidenti i Republikes duke vleresuar perzgjedhjen e Kryetarit te Gjykates Kushtetuese si nje proces te rendesishem me seriozitetin maksimal ka shqyrtuar dhe ka zhvilluar konsultimet e nevojshme per te bere te mundur emerimin e Kryetarit te kesaj Gjykate tha keshilltari Spiro Peci. Pas nxjerrjes se dekretit per kryetarin e Gjykates Kushtetuese shkon ne tete numri i dekreteve qe duhet te shqyrtoje Komisioni i Ligjeve dhe me pas ato ti kalojne per votim parlamentit. Kjo do te thote se pervec 4 dekreteve per anetere te rinj te Gjykates Kushtetuese dhe 3 dekreteve per anetare te Gjykates se Larte Kuvendi duhet te hedhe ne vote edhe nje here emrin e Bashkim Dedes per te dhene ose jo pelqimin si Kryetar i Gjykates Kushtetuese.
...