“Takimet muzikore…”, debat mbi komunikimet kulturore
03/06/2010 Argjiro 2010
Këtë vit shënon edicionin e katërt. Festivali “Takimet muzikore të dy botëve”- Argjiro 2010, që tradicionalisht mbahet në Gjirokastër, do të çelet më 4 qershor.
Një prej qëllimeve kryesore të këtij festivali është njohja dhe vlerësimi i kulturës në komunikimet ndërshqiptare dhe prezantimi i saj në botë, e cila sipas organizatorëve të aktivitetit nuk është reflektuar sa duhet dhe sidomos jo si tërësi.
Për këtë arsye është menduar që në “Takimet muzikore të dy botëve” të organizohet një debat mbi komunikimet kulturore ndërshqiptare dhe prezantimin e kulturës shqiptare në botë, “si kontribut për fillimin e një reflektimi më serioz të kësaj problematike”.
Në debat janë ftuar rreth 20 intelektualë dhe personalitete të afirmuara të kulturës nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, si dhe përfaqësuesit e ministrive të Kulturës dhe të Punëve të Jashtme, bashkë me një numër gazetarësh. Konferenca do të organizohet nga organizata “Argjiro”, organizatore edhe e festivalit. Materialet e konferencës, e cila do të zgjasë dy ditë, do të publikohen në vjeshtë të vitit 2010 ose në fillim të vitit 2011.
Në konferencë do të shqyrtohen tema si: “Ndikimi i kolapsit të sistemit komunist në kulturën shqiptare”, “Mungesat dhe hendeqet e reja kulturore”. Në këtë pikë do të shqyrtohet gjendja e njerëzve të fushës së letrave, të artit, të muzikës, të skenës dhe komponentëve të tjerë të kulturës, të cilët “kanë mbështetje financiare të pamjaftueshme ose aspak nga shteti dhe institucionet e saj të kulturës. “Sistemi i vjetër i suportit të kontrolluar nga shteti praktikisht është shembur, ose ka ndryshuar rrënjësisht, ndërkaq që nuk është zëvendësuar nga një sistem i ri i qëndrueshëm dhe i bazuar në kritere të stimulimit të krijimtarisë kulturore nga fondet shtetërore, publike si dhe ato private”, shprehen organizatorët.
Kështu, sipas tyre, në kushtet e një tregu kulturor të pasigurt dhe relativisht të vogël, nisur nga vështirësitë financiare, artistët detyrohen shpesh të emigrojnë apo të ndërrojnë profesion e si rrjedhim kjo sjell tkurrje të prodhimit kulturor.
Mungesa e industrive kulturore vendase, e cila bën që krijuesit të gjejnë shumë pak hapësirë në këtë treg dhe plotësimi i nevojave të tregut me produkte kulturore të importuara (filma, muzikë, libra etj), është tjetër temë diskutimi.
Si dhe sa komunikojmë mes nesh dhe sa realisht njihemi? Kjo është një tjetër pyetje për diskutim, e cila do të “marrë në analizë” zhvendosjet demografike të popullatës të 20 viteve të fundit, nga periferia në qendër të vendit. Në këtë drejtim do të shqyrtohen kontradiktat midis kulturave qytetare dhe atyre rurale, gjë që sjell moskuptim dhe mungesë dialogu kulturor. Por një hendek kulturor ka edhe midis shqiptarëve nga të dyja anët e kufirit. “Kjo për shkak të vonesave historike në harmonizimin dhe njohjen e vlerave të kulturës, si dhe problemeve të komunikimit gjeografik, si pasojë e mungesës së infrastrukturës të përshtatshme që do ta lehtësonte komunikimin shpirtëror dhe kulturor”. Sa dhe si komunikojmë me botën dhe si na njeh ose shpërfill bota? Në imazhin e qytetarit perëndimor shqiptarët shihen si të aftë vetëm të eksportojnë saze dhe tromba alla “Kosturica”, shkurt folklore?! Politikat e këmbimeve dhe tregu i përbashkët kulturor,
roli i ministrive dhe burokracisë kulturore, si dhe pyetja kush duhet të kujdeset dhe si për promovimin e kulturës shqiptare në botë, janë disa nga pikat që do të shtrohen për diskutim nga “Argjiro”. Në aktivitet do të marrin pjesë nga Kosova: Veton Surroi, Eliza Hoxha, Shkelzen Maliqi, Erzen Shkololli, Ilir Bajri, Petrit Selimi, Jeton Neziraj, Mehmet Beluli, Arbër Hadri. Ndërsa nga Shqipëria: Fatos Lubonja, Stefan Çapaliku, Arian Leka, Alfred Bualoti, Elsa Demo, Belina Budini, Pëllumb Xhufi, Elvis Hoxha, Neritan Ceka, Gjergj Frashëri.
Në programin e festivalit përfshihen edhe koncerti i sopranos Eva Golemi, e cila do të vijë në mbrëmjen e parë e shoqëruar nga kuarteti i harqeve të Akademisë së Arteve në Prishtinë “Artus”, koncerti i grupit polifonik “Bilbilenjtë e Progonatit”- Shqipëri dhe koncert i kuintetit kamertal të fizarmonikave – Kroaci (të shtunën). Në ditën e fundit të festivalit do të mbajë koncert grupi polifonik i Himarës, Toni Kitanovski dhe “Chekrezi Orchestra”- Maqedoni. Për të pranishmit do të organizohet edhe një konferencë mbarëshqiptare Shqipëri-Kosovë-Diasporë nga Shkëlzen Maliqi.
Drejtor i Festivalit është Ilda Mara, koordinator Engjëll Serjani. Festivali do të vijë nën prezantimin e Blerta Sylës dhe Viktor Zhustit.
Kush është “Argjiro”
E themeluar në korrik të vitit 2006 në Paris me iniciativën e Ilda Marës dhe një grupi gazetarësh, artistësh dhe studiuesish francezë e shqiptarë, kjo organizatë ka për qëllim të ndihmojmë në rritjen e shkëmbimeve kulturore të Shqipërisë në Evropë e më gjerë dhe t’i japë hov jetës kulturore-artistike në Gjirokastër. Ajo synon forcimin e kontakteve të drejtpërdrejta ndërmjet artistëve shqiptarë dhe të huaj, si dhe edukimin e publikut me art cilësor. Promovimi dhe nxitja e turizmit, promovimi i qytetit të Gjirokastrës dhe kalasë nëpërmjet aktiviteteve periodike ndërkombëtare është një tjetër qëllim i “Argjiro”-së.
Ilda Mara, presidente dhe themeluese e shoqatës “Argjiro”
Ka shërbyer si gazetare në revistën franceze “Courrier International” nga viti 1997 deri në 2008-ën dhe për revistën prestigjioze “Politique International” që prej vitit 2000 e në vazhdim. E diplomuar në Institutin e Shkencave Politike të Parisit dhe në Institutin Kombëtar të Gjuhëve dhe Qytetërimeve Orientale (INALCO), e specializuar për zonën Euro-Azi, ka pasur një angazhim të gjatë në gazetari dhe shoqërinë civile që prej vitit 1995. Me një karrierë të gjatë si gazetare në Shqipëri dhe që prej vitit 1996 në Paris, ka punuar si gazetare për mediat franceze, shqiptare dhe kosovare. Angazhohet më pas në vitin 2002 si këshilltare dhe koordinatore e dy projekteve të rëndësishëm të UNESCO-s, në vitet 2002 – 2006 në projekte të fokusuara në Afrikë, Azi dhe Karaibe në mediat komunitare. Në vitin 2006 krijon organizatën “Argjiro”.