Nis sot korrigjimi i provimeve
03/06/2010 Provimi i Letërsisë
Shpërndahen nëpër qendrat e vlerësimit teste e provimit të parë të maturës 2010. Mësuesit e përzgjedhur duke filluar nga dita e sotme do të merren me vlerësimin e përgjigjeve të dhëna nga maturantët për të gjitha variantet e plotësuara të provimit të Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe. Sipas afateve të përcaktuara në rregulloren e këtij viti përfundimet e vlerësimit do të bëhen publike pas 15 ditësh. Testi përbëhej nga dy pjesë dhe në total për të gjitha pyetjet maturantët duhet të grumbullojnë 50 pikë për të marrë vlerësimin maksimal. Sipas skemës së vlerësimit të përcaktuar për pyetjet me zgjedhje përgjigja e saktë vlerësohet me 1 pikë. Ndërsa për pyetjet me zhvillim përgjigjet konsiderohen orientuese dhe në skemë parashikohen variantet e mundësive të përgjigjeve të nxënësve. Për rastet kur përgjigja e nxënësit nuk përshtatet plotësisht me përgjigjen në skemë, por afron me logjikën e saj, komisioni i vlerësimit këshillohet me drejtuesin teknik dhe specialistin e Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve për vlerësimin përfundimtar të pyetjes. Specialistët kanë pohuar se saktësia gjuhësore ndikon negativisht në vlerësimin e nxënësit, në ato raste, kur ka
përsëritje të theksuar gabimesh ose gabime të cilat prishin në mënyrë të vazhdueshme
kuptimin e shprehjes. Çdo pyetje e testit i nënshtrohet një vlerësimi të dyfishtë, të pavarur nga njëri tjetri. Vlerësuesit, pasi marrin në dorëzim testet, konfirmojnë saktësinë e tyre dhe bëjnë kodifikimin me numra arabë, pavarësisht nga barkodi dhe pa e dëmtuar atë. Vlerësuesit mund të bëjnë shënime në test, por vlerësimet për çdo pyetje i pasqyrojnë në formularët përkatës. Rakordimi i vlerësimeve bëhet, pas korrigjimit të çdo 40 testeve. Në rastet kur ka mospërputhje midis dy vlerësuesve, përgjegjësi i vlerësimit, aktivizon një vlerësues të tretë për të bërë, motivuar dhe argumentuar vlerësimin përfundimtar.
Në rregulloren e provimeve të këtij viti është përcaktuar se maturantët do të shpallen fitues vetëm nëse kanë mbledhur pikët e nevojshme në preferencën më të lartë.