Rreziku nga zjarret ne pyjet e Kukesit
Cungjet janë dëshmia e asaj çka ndodhi veren e shkuar ne pyjet e Kukesit.
Zjarri shkrumboi qindra hektarë dhe per kete u proceduan vetem tre persona, qe shume shpejt u lane te lire.
Aktualisht ende nuk ka vatra zjarri. Specialistet shpresojne te rezultatet e fushates sensibilizuese.
Por problemi mbetet i pazgjidhur.
Vendoret qe kane ne administrim pyjet komunale nuk kane marre asnje mase. Ligji i ngarkon me pergjegjesi per funksinimin e njesive operacionale te sherbimit ne pyje, por shume komuna nuk e kane kete strukture dhe nuk e ofrojne kete sherbim
Rastet me te shumta te zjarreve ne pyjet e Kukesit, kane qene te qellishme, por pak pune eshte bere per hetimin dhe zbardhjen e plote te tyre.
Qarku i Kukesit, i cili ka dhe siperfaqen me te madhe pyjore, në çdo vit humb hektarë te tera, nje pjese e te cilave do iu duhen dekada për tu rigjeneruar.