Takimi Abas – Mechaal? Jo para nënshkrimit të pajtimit
"Kur Hamasi të nënshkruajë pajtimin, do të ketë menjëherë një takim me Khaled Mechaal, mes Fatahut dhe Hamasit, dhe mes të gjitha grupazheve për të aplikuar atë që përmban dokumenti egjiptian'', deklaroi Abbas. "Nuk ka asgjë për shtuar në dokumentin egjiptian apo për të ndryshuar'', shtoi ai duke iu referuar rezervave të shprehura nga Hamasi në lidhje me këtë dokument. Egjipti prej disa muajsh ka luajtur rolin e ndërmjetësuesit mes Fatahut që drejtohet nga Abbas dhe Hamasit.