LDD: Zgjedhjet në vitin 2010, alternativë e vetme
“Vlerësimet e LDD-së, se viti 2010 do të jetë vit i vështirë për Kosovën dhe qytetarët e saj, fatkeqësisht sot po tregohet edhe në praktikë”, ka thënë të shtunën sekretari i përgjithshëm i kësaj partie Lulzim Zeneli, në një konferencë për mediaMosfunksionimi i shtyllave kryesore të shtetësisë - duke rrezikuar stabilitetin në vend nga cenushmeria e Kushtetutës dhe sovranitetit në njërën anë, dhe gjendja e rëndë ekonomike, rrezikimi i paqes sociale në anën tjetër – sipas Zenelit – përbejnë hallkën kryesore, thelbin e shqetësimit për LDD-në dhe qytetarët e Kosovës.Sipas LDD-së, me këtë kurs politik, qeverisja aktuale po tregohet antishtetërore dhe në dëm të vendit. “Kjo vjen edhe si rezultat i involvimit të plotë të qeverisjes aktual në konflikte interesash, korrupsion dhe në krim ekonomik”, tha më tej ai.“LDD duke parë se pushteti aktual nuk ka vullnet politik për tu përballur me realitetin dhe për ta tejkaluar këtë gjendje të rëndë, konsideron se alternative e vetme mbetet që viti 2010 të jetë vit i zgjedhjeve nacionale, në mënyrë që të ndërpritet shkalla e degradimit institucional dhe e dëmit, që sot po i behet Kosovës”, ka thënë sekretari i kësaj partie Zeneli. /Telegrafi/start/