Opozita krijon “Frontin për Shqipërinë”
Kreu i opozitës, Edi Rama, në një takim me gazetarët në qytetin e Durrësit, tha dje se ish-pronarë, pensionistë, ish-ustarakë dhe minatorë do të jenë pjesë e një fronti më të gjerë, “Frontit për Shqipërinë”. Rama shtoi se përshkallëzimi i protestës ka zgjeruar frontin opozitar, ku përveç partive, tashmë do të jenë pjesë edhe përfaqësues të shoqërisë, shoqata dhe persona të tjerë.“Shumë shpejt ky front i ri për Shqipërinë do të jetë publik përtej partive politike, përtej çdo kufiri që na ndan në kushte normale, por që nuk ekziston në kushtet kur duhet të garantojë liri dhe demokraci për të gjithë”, nënvizoi kryetari i PS-së.Funksionimi i këtij fronti do të bëhet i ditur zyrtarisht në ditët e ardhshme. Ky front është zgjerimi i idesë së federatës së majtë, ide e cila qarkullon prej kohësh, sidomos mes aleatëve të vegjël të socialistëve. Pritet që pjesë e këtij bashkimi të jenë edhe Spartak Ngjela dhe Nard Ndoka.