E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi Arvizu-Tahiri, Çollaku: Lëvizje e natyrës ballkanike, jashtë seriozitetit amerikan

Vizitë e nxituar, emocionale, alla ballkanike. Të tillë e ka vlerësuar takimin e sotëm të ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu me zotin Sajmir Tahiri, kandidat për postin e ministrit të Brendshëm në qeverinë Rama, zëvendës.ministri i Punëve të Jashmtme Kreshnik Çollaku. Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News me drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj, Çollaku tha se sjellja e zotit. Arvizu, si një mik i mirë i Shqipërisë nuk është në përputhje me seriozitetin që Amerika ka për Ballkanin dhe Shqipërinë në veçanti.

SHBA e kanë mbështetur gjithmonë Shqipërinë dhe do vazhdojnë ta bëjnë. Vizita e Arvizus sot në zyrën e zotit Tahiri ishte një sjellje kur emocionet personale kthehen në një qëndrim zyrtar. Një Ambasador që ka mbaruar mandatin që shkon dhe takon një kandidat për Ministër dhe diskuton për sigurinë është jashtë mandatit. Duhet të takonte Ministrin e Brendshëm ende në detyrë Flamur Nokën. Sajmir Tahiri është ende një njeri që aspiron për Ministër, nuk është votuar ende nga Parlamenti. Këto historira ndodhin vetëm në Ballkan. SHBA nuk lejon neglizhime mesazhesh. Lëvizje të natyrës ballkanike sjanë në përputhje me seriozitetin që Amerika ka për Ballkanin dhe Shqipërinë në veçanti. Kjo sjellje nuk i shkon për shtat një politike të mirë amerikane tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›