E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi Berisha - Sarkozi

E shtune 07 Janar 2012 1304 TAKIMI BERISHA -SARKOZINe perfundim te vizites se tij ne Paris kryeministri Berisha eshte pritur nga presidenti i Frances Nikola Sarkozy ne pallatin presidencial Elize. Pritja e organizuar te premten ne mbremje nga Sarkozi ka mbledhur 22 kryeministra shtetesh e shume ministra financash te cilet kane marre pjese ne seminarin 2 ditor Bota e re 2012 rritje ndryshim risi i mbajtur ne Paris . Pas ketij takimi te presidentit Sarkozi kryeministri Berisha theksoi se modeli shqiptar u radhit mes ekonomive ne rritje dhe me perspektive per te ardhmen. Ne kete seminar te mbajtur ne date 5 dhe 6 janar u diskutua per modelet e reja te rritjes ekonomike per fuqite e reja ekonomike dhe mbi vlerat qe duhet te kete bota pas krizes ekonomike e financiare.

Shiko kroniken video ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›