E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi Berisha- Jenkins

Kryeministri Berisha priti në një takim Drejtorin për Zgjerimin e BE dhe Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme, në Mbretërinë e Bashkuar, zotin Ouen Jenkins. Ai shprehu interesin e Mbretërisë së Bashkuar për progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe vlerësoi arritjet e bëra që nga marrëveshja e nëntorit 2011 për reformën zgjedhore, atë parlamentare dhe ligjet me shumicë të cilësuar votash. Jenkis shprehu besim se me vullnetin e të gjitha palëve ekzistojnë të gjitha mundësitë që këto reforma të përmbyllen në kohë, duke treguar gatishmërinë e Mbretërisë së Bashkuar për të asistuar në përmbushjen e prioriteteve në kuadër të integrimit evropian.  Kjo u vlerësua nga kryeministri Berisha, i cili çmoi se në tërësi palët e kanë respektuar marrëveshjen dhe është arritur plotësimi i pjesës më të madhe të angazhimeve dhe se cështjet e mbetuar pezull janë lehtësisht të zgjidhshme. Duke folur ëpr zgjedhjen e presidentit kryeministri tha gjatë takimit se ishet një proces që respektoi germën, ashtu edhe frymën e Kushtetutës. Kryeministri theksoi se mazhoranca bëri të gjitha përpjekjet për konsensus dhe se zgjedhja e presidentit erdhi përmes një procesi negociatash dhe konsultimesh mes faktorëve politikë. Duke folur më tej për zhvillimit ën rajon Drejtori për zgjerimin e BE dhe Ballkanin Perëndimor në Mbretërinë e Bashkuar, Ouen Jenkins vlerësoi rolin e vazhdueshëm pozitiv të Shqipërisë si faktor kyç për stabilitetin dhe paqen në rajon.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›