E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi Berisha-Rama, të dielën

Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë partive, sipas të cilëve takimi do të zhvillohet në ambientet e kryesisë së Kuvendit. Takimi është kërkuar prej kohësh nga Z. Rama, ndërkohë që pas disa refuzimeve të një pas njëshme, Berisha bindet të ulet në tryezë me kundërshtarin politik.

Ora e takimit nuk dihet ende për shkak të axhendës së ngjeshur të kryeministrit të vendit, i cili pas inuagurimit të rindërtimit të tunelit të Ujit të Ftohtë pasditen e djeshm, sot dhe nesër do jetë në Vlorë, Orikum dhe Sarandë ku do të bëjë disa inaugurime të tjera.

Pas dështimit të raundit të parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, ditën e hënë në orën 10:00, Parlamenti mblidhet sërish për raundin e dytë të votimit. Nëse edhe në këtë raund nuk arrihet të zgjidhet, atëherë do të ketë edhe një raund tjetër në të cilin Presidenti të mund të zgjidhet me 84 vota, më pas do të ketë dy raunde në të cilat numri një i vendit mund të zgjidhet me 71 vota./Start/

                                                                                             2012-06-02 08:09
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›