Takimi Berisha-Rama

Duket se apeli me tone të forta i Komisionerit për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fyle ka bërë që të shpeshtohen zërat për një takim të mundshëm mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të opozitës Edi Rama brenda 48 orëve të ardhshme.
Mundësia e takimit ende nuk konfirmohet zyrtarisht nga asnjëra prej selive, por ka një angazhim jashtë të zakonshmes prej tyre në përgatitjen për takimin e mundshëm.
Nëse një takim i tillë realizohet në kryesinë e Kuvendit, ku gjithmonë janë zhvilluar negociatat për Presidentin që prej 10 vitesh, kjo mund të ndodhë vetëm të dielën për shkak të axhendës së Kryeministrit Berisha që do ta mbajë atë larg Tiranës ditën e shtunë me aktivitete të planifikuara në Zgjedhja e presidentitPresidenti, takim Rama-IdriziZaganjori: President mbi palët Zaganjori takon Ramën Vlorë e Sarandë.
Një gjysëm konfirmimi për një takim të mundshëm Berisha-Rama, e dha kryeministri të premten në mbrëmje nga Vlora në një takim me demokratët e këtij qyteti. Ai tha se është i gatshëm të takojë liderin e opozitës në cdo kohë, pasi sipas tij, Rama tashmë po nxjer preteksin se kryeministri takon vetëm aleatët e tij dhe jo atë vetë.
Ky takim mund të ndodhë gjithmonë nëse palët do të vendosin që të paktën të përpiqen për një zgjidhje konsensuale përpara zhvillimit të raundit të dytë të votimit për Presidentin, të hënën në orën 10:00. Dhe në rast kompromisi mes pozitës dhe opozitës, ka pak shanse që kandidati i mazhorancës, zoti Xhezair Zaganjori të jetë sërish në garë të hënën.
24 orët e ardhshme pritet të sjellin të tjera detaje të rëndësishme rreth mundësisë së zhvillimit apo jo të këtij takimi.