Takimi Gruevski-Papandreu sot në Bruksel

Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski sot në Bruksel pritet të takohet me homologun e tij grek, Jorgos Papandreu.
Takimi është paralajmëruar të zhvillohet në margjinat e Samitit të Evropës, njoftojnë nga kabineti i kryeministrisë në Shkup. Në këtë takim siç bëhet e ditur do të bisedohet lidhur me çështjen e emrit për tu njohur me qëndrimet më të fundit të të dyja palëve, ndërsa zyrtarisht nga kabineti i kryeministrit Gruevski nuk kanë deklaruar se takimi pikërisht ka për qëllim të trajtojë kontestin e emrit.
Në deklaratën zyrtare theksohet se në këtë takim do të bëhet fjalë për interesat dhe bashkëpunimin dypalësh dhe rajonal, si dhe vazhdimin e procesit të thellimit të dialogut midis dy vendeve. Takimi do të mbahet pasdite në selinë e Këshillit të Evropës. Ky është takimi i nëntë që pritet të realizohet midis dy kryeministrave të të dyja vendeve