E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, arrestohen 3 të rinj për vjedhje

Policia e Elbasanit gjatë një operacioni të koduar “LG” ka bërë të mundur arrestimin e tre personave me akuzën e vjedhjes.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar Benard Hida, Irid Kola dhe Ledion Rama përkatësisht nga 18 vjeç pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin ka kryer një sërë vjedhjesh.
 

Tre të rinjtë akuzohen se me anë të kërcënimi kanë kryer tre vjedhje në qytetin e Elbasanit ndërsa policia ka dokumentuar edhe grabitjet e kryera.
 

Ndërkohë materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›