E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi Obama-Monti për ripërtëritjen e ekonomisë evropiane

UASHINGTON- Barack Obama dhe kreu i qeverisë italiane, Mario Monti, deklaruan nevojën për stimulimin në avancë të rritjes ekonomike dhe zgjerimit të tregut të punës në Evropë, njoftoi sot përmes një deklarate presidenca amerikane, pas një takimi të dy liderëve në kuadër të samiti të ''G 8''-s.

''Obama dhe Monti kanë diskutuar lidhur me situatën ekonomike aktuale në Evropë dhe ranë dakord mbi nevojën e intensifikimit të përpjekjeve për promovimin e rritjes dhe zgjerimit të tregut të punës me vende të reja", theksonte Shtëpia e Bardhë në deklaratën e saj.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›