Sarkazma me universitetin Kristal: Diplomohu edhe ti online
Tiranë- Diplomimi në Shqipëri tashmë është bërë një burim i madh humroi dhe sarkazme në Itali. Enzo Bossi, djali italian që mori një diplomë nga Universiteti Kristal pa e frekuentuar fare shkollën, është shndërruar në imazhin e këtij institucioni arsimor.
Përtej emisioneve humoristike që prodhon media italiane duke shpërndarë diploma me vulën e Kristal-it, në internet është hedhur së fundmi edhe një link që ju mundëson ju të gjithëve, që brenda pak minutash të diplomoheni në çfarëdo dege apo profesioni të dëshironi.
Dhe, hartuesit e kësaj shkolle nuk harrojnë të thonë se tashmë ju keni marrë shpërblimin e sakrificave tuaja për tu arsimuar dhe e ardhmja juaj është e ndritur. Kjo valë sarkazme që ka përfshirë për fat të keq tërë sistemin arsimor shqiptar, nuk ka shkaktuar asnjë reagim në Shqipëri. Asnjë masë ndaj universitetit, asnjë masë ndaj zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit, asnjë proces penal ndaj askujt. Duket sikur ne ndjehemi komodë që e tërë bota tallet me shkollën tonë.
Klikoni ne linkun e mëposhtëm, plotësoni të dhënat tuaja, ruajeni formularin në JPG dhe ja, edhe ju u diplomuat pas shume perpjekjesh.