Takimi Rama- Berisha në Strazburg, nuk arrihet kompromisi
Ka përfunduar pa asnjë rezultat takimi mes kryeministrit Berisha dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama ne tryezen e organizuar nga nderkombetaret per zgjidhjen e krizes politike ne vend. Pas rreth 5 orë bisedimesh në restorantin “Krokodil” ne Strazburg, Rama u shpreh se kauza e opozitës për transparencë të zgjedhjeve do të vazhdojë. Nga ana tjeter, kryeministri Berisha e vleresoi takimin te frytshëm, ndersa shtoi se eshte lënë një periudhë reflektimi për të dyja palët për të diskutuar opsionet e zgjidhjes së krizës.
Rreth takimit u shpreh edhe Komisioneri për zgjerimin e Bashkimit Europian, Shtefan Fyle i cili tha se po ecet përpara në përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje, por shtoi se ka ende shumë për të bërë.
Pas këtij takimi, kryeministri Berisha pritet të kthehet sot në Shqipëri, ndërsa kreu socialist Rama ditën e shtunë.
Në darkën e shtruar për dy lideret shqiptare, moren pjese edhe Joseph Doul, Kryetar i Grupit të Partisë Popullore Evropiane, Martin Schulz, Kryetar i Grupit të Partisë së Socialistëve Europianë në Parlamentin Evropian, Shtefan Fyle, Komisioneri per Zgjerimin e BE-se, si edhe eurodeputeti Eduard Kukan qe kryeson komisionin per Ballkanin.
Azhornuar së fundi ( e premte , 21 maj 2010 ) < I mëparshmi