E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi Thaçi-Jaksiç, liberalizimin, si “shpërblim” për veriun

Arritja e marrëveshjes mes kryeministrit Hashim Thaçi dhe liderit të serbëve të veriut, Marko Jaksic, nuk do ta lërë shefin e qeverisë pa shpërblim.

Burime ndërkombëtare i kanë thënë “Zërit” se kryeministrit kosovar i është premtuar që në shkëmbim të lëshimit pe karshi veriut, përkatësisht pranimit që serbët e veriut të kenë një Kuvend të tyre, Kosova të përfitojë në procesin e liberalizimit të vizave.
 

Sipas këtij burimi ndërkombëtar, në Bruksel ka filluar të hartohet një marrëveshje të cilën në fillim të muajit tetor do ta nënshkruajnë Thaçi e Jaksiç.
 

Gjithnjë sipas këtij zyrtari të lartë ndërkombëtar, kjo marrëveshje do të ketë katër pika, ndër të cilat do të parashikohet që Policia, Gjykatat dhe Doganat të jenë unike, pra jo institucione paralele, ndërsa serbët do të përfitojnë Kuvendin e Veriut, për të cilin tani për tani ka rënë dakort edhe qeveria e Kosovës.
 

Është pikërisht kjo pikë, e cila del jashtë Pakos së Ahtisaarit, dhe për të cilën Kosova do të përfitojë përshpejtim në procesin e liberalizimit të vizave.
 

Por, drejtuesit e Qeverisë së Kosovës mohojnë kategorikisht se çështja e liberalizimit të vizave është futur në “pazar” mes Prishtinës zyrtare dhe Brukselit, për implementimin e marrëveshjes për veriun.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›