Philip Reeker viziton të hënën Kosovën

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Philip Reeker, të hënën do ta vizitojë Kosovën.
Lajmin e ka bërë të ditur nga qeveria e Kosovës. Gjatë vizitës në Kosovë, Reeker do të takohet me kryeministrin Thaçi ndërsa më pas do të jetë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Sipas mediave kosovare vizita e Reekerit në Kosovë ka për qëllim ecjen përpara me dialogun e ardhshëm politik në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tyre, gjatë këtij takimi zëvendësndihmës-sekretari amerikan i shtetit, do të ofrojë mbështjetjen e SHBA-së në këtë proces.