E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi i 4-t BE-Shqiperi Kukan dhe Fajon te premten ne Tirane

Ne kuadrin e Takimit te 4-t BE-Shqiperi te Komisionit Parlamentar per Stabilizim Asocimin diten e premte do te mberrije ne Tirane nje Grup nga Parlamenti Evropian i kryesuar nga Eduard Kukan kryetar i EPP-se ne Sllovaki. Vizita e grupit te europarlamentareve i cili perbehet nga Eduard Kukan Kryetar EPP Victor Bostinaru Nen/Kryetar S-D Rumani Antonio Cancian EPP Itali Tanja FAJON S-D Slloveni Stanimir Ilchev Alde Bullgari dhe Michail Tremopoulos Greens/EFA Greqi do te zhvillohet nga 7 deri me 9 dhjetor. Takimi i pare i tyre do te jete me Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli dhe me pas me kreun e shtetit Bamir Topi. Ne axhenden e eurodeputeteve per diten e pare te qendrimit te tyre perfshihen takime me kreun e PS-se Edi Rama dhe ministrin e Drejtesise Eduard Halimi. Ndersa ne diten e dyte Grupi nga Parlamenti Evropian do te zhvilloje ne fillim nje takim me zv.kryeministrin dhe njekohesisht Ministrin e Jashtem Edmond Haxhinasto e me pas do te nisin punimet e Sesionit te punes te Takimit te Katert te Komitetit Parlamentar te Stabilizim-Asocimit BE-Shqiperi nen drejtimin e Fatos Bejes i cili eshte Kryetar i Delegacionit shqiptar dhe Kryetarit te Delegacionit te PE-se Eduard Kukan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›