Ligji per noterine mazhoranca miraton draftin pozita abstenon
Kalon me votat e mazhorances projektligji Per noterine. Drafti i miratuar dje ne Komisionin e ligjeve parashikon qe cdo transaksion me pasurite e paluajtshme te kryhet nepermjet notereve. Kjo ben qe qytetaret mos perballen me me radhet e gjata pra zyrave te hipotekes
Ministri i Drejtesise Eduart Halimi u beri me dije deputeteve se ne thelb te gjithe procesit do te jete venia ne funksion e regjistrit elektronik te pasurive te paluajtshme. Palet e perfshira ne transaksion i kryejne pagesat ne llogarine bankare te noterit por jo me kosto shtese. Ligji e ngarkon noterin me pergjegjesine e verifikimit te pronesise ne arkiven dixhitale. Ai shtoi se projekti i veprimeve online nga noteret ne hipoteke synon te shmange procedurat dhe te minimizoje korrupsionin. Kemi ulur ne menyre drastike korrupsionin te japim nje shembull qe ky aktor politik parlamenti te japi nje mesazh te plote per te luftuar korrupsionin. Askush nga ne ketu nuk mund te thote qe kjo nisem do ta ule korrupsionin. A do ta zhduki me magji jo. Ne nuk shohim endrra me sy hapur asnje nisem asnje ligj nuk e zhduk me magji korrupsionin prandaj ju ftoi te gjitheve ta votojme kete nisem - theksoi ai. Ne pergjigje te pyetjeve te ligjvenesve socialiste nese problemi kalon nga qytetari tek noteret Halimi tha se Per noteret do kete sportele te vecanta ashtu si per bankat sot. Do te jete me e lehte zgjidhja e problemit sepse ndersa qytetarit duhet ti shpjegohet 10 here nese ka nje problem per noterin qe eshte profesionist i ligjit kjo do te jete shume me e lehte. Kam bindjen se nuk po spostohet problemi por po zgjidhet. Reforma ne ZRPP eshte historike po futim dixhitalizimin e gjithe veprimtarise dhe do krijojme portal qe do jete online per gjithe qytetaret. Dhe qytetaret pas 1 marsit do shkojne ne hipoteke vetem per te bere aplikimin me tej kontrollin e ben online. Nese kalojne 10 dite dhe nuk i eshte kthyer pergjigje do ndizen llambat e alarmit per gjithe strukturat nga ministri kryeregjistruesi e me radhe. Ai shtoi se kjo procedure do te zbatohet dhe per transaksionet qe kryhet me pasurite shteterore. Nenkryetari i Komision it te Ligjeve socialisti Fatmir Xhafaj nuk ishte kunder iniciatives ne teresi por dyshues ne zbatimin e ligjit. Do kemi nje qytetare qe shkon tek noteri dhe nje noter qe shkon po tek te njejtat zyra te regjistrimit te pasurise se paluajtshme po e njejta burokraci. Uroj qe ligji ta permbys kete mentalitet uroj te jete keshtu. Ju thate ketu kompjuterin e ka noteri po te jemi realisht ti leme retoriket politike por ne e dime si funksionon. Si qellim eshte pozitiv por instrumentet nuk me bindin ta votoj pro une do abstenoj - deklaroi ai. Ndryshimet ne ligjin per noterine u miratuan ne komisionin parlamentar te ligjeve me votat e mazhorances abstenimin e opozites dhe voten kunder te deputetit te majte Arben Isaraj.
Zbatimi i ligjit do te nise ne 1 mars 2012 kur perfundon dixhitalizimi i hipotekes se Tiranes e Durresit ndersa ne vitin 2013 ky proces eshte gati te aplikohet ne gjithe vendin. Dhoma Kombetare e Noterise me 378 anetare mbeshteti draftin por kerkoi te kryente edhe rolin e agjentit tatimor duke marre persiper edhe pagesen e TVSH-se se objektit te shitur. Ministri Halimi sqaroi se ky eshte nje vendim qe i takon ministrit te Financave. Palet e perfshira ne transaksion i kryejne pagesat ne llogarine bankare te noterit por jo me kosto shtese. Ligji e ngarkon noterin me pergjegjesine e verifikimit te pronesise ne arkivin dixhitale.