E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Rama nuk votoi reformat evropiane/ Kreu i PPE-se Doul Ndoshta eshte i semure mendor

Kongresi i Partive Popullore Evropiane Kryeministri Rama ndryshoi statutin e PS-se pas humbjes se zgjedhjeve vetem per tu mos dorehequr

Kryeministri Sali Berisha ne pjesemarrjen e tij ne kongresin e 20-te te Partive Popullore Evropiane qe po zhvillohet ne France deklaroi dje se kreu socialist Edi Rama ishte ai qe pengoi reformat e rendesishme per integrimin e vendit ne BE. Sipas kreut te ekzekutivit sjellja e kryesocialistit dhe e partise qe ai drejton nuk eshte aspak e krahasueshme me ate te partive socialiste evropiane dhe kjo vertetohet qarte theksoi Berisha ne rastin kur Rama pas humbjeve te zgjedhjeve ndryshoi statutin e partise ne Kongresin Kombetar te PS-se duke iu shmangur pergjegjesise per te dhene doreheqjen si kryetar partie. Lideri i opozites nuk pranoi rezultatin dhe ndryshoi statusin e partise se tij duke mos respektuar ate te jepte doreheqjen - tha ai. Kritikat dhe akuzat e kreut te qeverise ndaj politikes se ndjekur nga lideri socialist u mbeshteten edhe nga eurodeputetet e djathte te pranishem ne takimin e PPE-ve. Keshtu nenkryetari i Partive Popullore Evropiane PPE z. Xhozef Doul deklaroi dje duke iu referuar dhunes se ndodhur ne ngjarjet e demonstrates se 21 janarit se veprimet e kreut te PS-se tregojne se ai ndoshta mund te jete i semure mendor. Miku im Berisha. Ju falenderoj per te gjithe punen qe keni bere per te ndaluar gjakderdhjen. Ti ke te drejte dhe une e di qe ne kemi kaluar se bashku disa net pa gjume se bashku me kandidatin socialist qe ndofta eshte pak i semure mendor - tha Doul.

Takimi i PPE

Diten e djeshme u zhvillua kongresi i 20-te i Partive Popullore Evropiane ne Marseje te Frances ku moren pjese te gjithe lideret e partive te djathta te Evropes dhe midis tyre kreu i mazhorances Berisha. Ne fjalen e tij para eurodeputeteve Kryeministri foli per situaten politike ne vend ku theksoi se Shqiperia gjate 20 viteve ka ndryshuar shume dhe eshte rritur ekonomikisht dhe ne cilesi jetese nderkohe qe sipas tij vendi po punon per integrimin ne BE. Zgjedhjet e vitit 2009 u cilesuan se plotesuan me shume standarde dhe nuk pati asnje prove per manipulime ndersa te 2011 u konsideruan te drejta dhe konkurruese. Shqiperia po punon per integrimin ne BE dhe ne te gjitha perpjekjet kemi pasur mbeshtetje te jashtezakonshme nga partite si motra - u shpreh Berisha. Nga ana tjeter ne fjalen e tij kreu i ekzekutivit te akuzoi liderin e opozites se ka bere cmos per te penguar integrimin e vendit ne BE. Berisha theksoi se opozita humbi zgjedhjet lokale nderkohe qe lideri i tyre nuk pranoi te dorehiqej kjo ne zbatim te statutit te PS-se duke iu shmangur sipas tij pergjegjesise per te dhene doreheqjen si kryetar partie. Ne gjithe jeten politike si njeri i lire mendoja se Evropa perbehej nga qendra e djathte por edhe alternativa e saj ka qene e rendesishme ndaj mendoj se socialistet evropian kur respektojne ligjin jane te nderuar. Lideri i opozites nuk pranoi rezultatin dhe ndryshoi statusin e partise se tij duke mos respektuar ate te jepte doreheqjen. Opozita pasi humbi zgjedhjet lokale me diference te madhe ajo pranoi saktesisht ate qe une ofrova per dy vjet rresht por ata nuk pranuan kurre te votojne asnje reforme evropiane. Ato nuk pranuan te votonin ne parlament - u shpreh Berisha duke shtuar se tani eshte vendosur dialogu mes paleve per te vazhduar per projektin final ate te integrimit ne Bashkimin Evropian. Akuzat e Kryeministrit Berisha ndaj liderit socialist Rama u mbeshteten edhe nga nenkryetari i PPE-ve Xhozef Doul i cili shkoi edhe me tej duke e cilesuar kryesocialistin si nje njeri te semure. Miku im Berisha. Ju falenderoj per te gjithe punen qe keni bere per te ndaluar gjakderdhjen. Ti ke te drejte dhe une e di qe ne kemi kaluar se bashku disa net pa gjume se bashku me kandidatin socialist qe ndofta eshte pak i semure mendor. Bashke me Martin Shulc ne kemi arritur bashke me ty dhe ne saje tend te ruajme shume jete njerezore dhe te respektohen te drejtat e njeriut - tha ai.

Fjala e nenkryetarit te PPE-se Doul

Miku im Berisha. Ju falenderoj per te gjithe punen qe keni bere per te ndaluar gjakderdhjen. Ti ke te drejte dhe une e di qe ne kemi kaluar se bashku disa net pa gjume se bashku me kandidatin socialist qe ndofta eshte pak i semure mendor. Bashke me Martin Shulc ne kemi arritur bashke me ty dhe ne saje tend te ruajme shume jete njerezore dhe te respektohen te drejtat e njeriut. Meqenese keni dhene kete kontribut per vendin tuaj ju e meritoni kete duartrokitje zoti Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›