E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi i Cooperit me delegacionin serb perfundoi pa ndonje rezultat konkret

Takimi i perfaqesuesve te Serbise me te ngarkuarin e Bashkimit Evropian per dialog mes Kosoves dhe Serbise Robert Cooper nuk u zhvilluan ne Beograd por ne Rashke ne nje qytet te vogel serb ne afersi te kufirit me Kosoven. Shefi i delegacionit serb ne negociata me Prishtinen Borisllav Stefanoviq dhe ministri serb per Kosoven Goran Bogdanoviq para ketij takimi jane konsultuar ne veri te Kosoves me perfaqesuesit e serbeve te atjeshem me te cilet kane harmonizuar qendrimet.

Takimi me dyer te mbyllura i Cooperit me perfaqesuesit e Serbise ne godinen e kuvendit komunal te Rashkes ka zgjatur gati tre ore. Dhjetera gazetare te mbledhur atje prisnin me kot sepse pas takimit i ngarkuari i ministres se Jashtme te BE-se Chaterine Ashton doli me nguti nga godina pa thene asnje fjale. As shefi i delegacionit serb Borisllav Stefanoviq nuk dha ndonje shpjegim me te gjere per perberjen e takimit. Ai tha se konsultimet me te deleguarin e Bashkimit Evropian Robert Cooper do te vazhdojne se shpejti por pa dhene detaje se kur do te ndodhe kjo.

Dialogu gati i pamundur Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Protestat e serbeve

Sa i perket mundesise se vazhdimit te dialogut me palen kosovare ai nuk tha asgje. Shefja e delegacionit te Prishtines Edita Tahiri ka paralajmerur me pare edhe mundesine e refuzimit te takimeve te tjera me Stefanoviqin per shkak te zhvillimeve te fundit. Cooper gjendet ne nje mision shume te veshtire sepse me pare edhe presidenti i Serbise Boris Tadiq ka theksuar se dialogu me palen kosovare nuk do te vazhdoje nese nuk kthehet gjendja ne ate si para nderhyrjes se njesise speciale kosovare ne veri te vendit.

Cooper kete te marte do te vizitoje edhe Prishinen ku me autoritetet kosovare do te konsultohet per mundesine e vazhdimit te dialogut. Stefanoviq dhe Bogdanoviq pas takimit me Cooperin serish jane kthyer ne Kosove ku i kane pritur disa qindra serbe.

Autor Bahri Cani

Redaktoi Mimoza Cika-Kelmendi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›