E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan jep per martese te bijen 5-vjecare

I vendosur të martohej sërish pas vdekjes së gruas së parë, Akram, një banor i fshatit Punxhab në Pakistan, nuk ka hezituar t’i japë dorën e së bijës 5-vjecare vëllait 25-vjecar të nuses së tij të ardhshme.

Por, teksa të dielën po zhvillohej dreka për martesën mes Irfanit dhe vogëlushes Sana Shehzadi, kanë ndërhyrë forcat e policisë.

Këto të fundit kanë arrestuar të atin e 5-vjecares, si dhe disa të afërm e dëshmitarë, ndërkohë që dhëndri ka arritur të largohet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›