Takimi i G-20-es vendosi reformen e tregut financiar

Ishte nje nate e gjate per negociatoret nga 20 vende trysnia ishte e madhe per tu paraqitur shefave te premten ne mengjes 12.11. nje deklarate perfundimtare qe ata mund ta firmosnin. Pikat e kontestueshme nuk mungonin si duhet vepruar me disbalancat ne tregtine boterore Si mund te ndalohet nje gare per valuta te lira Pyetje te cilat i kishte drejtuar fare qarte para se gjithash presidenti i SHBA-se Barack Obama duke pasur parasysh vendet eksportuese Gjermani dhe Kine. Fronti Berlin-Pekin i beri balle trysnise Obama ne fund u detyrua te kenaqej me nje kompromis. Nje percaktim te qarte objektivash se sa te larta mund te jene tepricat e bilanceve tregtare nuk do te kete. Brenda kuadrit te FMN-se do te gjehen mekanizma per trajtimin e problemit te disbalancave. Me kete vendim mund te jete e kenaqur kancelarja Merkel e cila foli per negociata te lodhshme e disa here te veshtira
Ne kete samit folem shume hollesisht per menyrat se si mund te krijojme rritje te vazhdueshme te balancuar dhe te qendrueshme. Ne kemi rene dakord qe te mos i lidhim me nje tregues rritjen e qendrueshme dhe disbalancat por qe per to nevojiten nje numer faktoresh. Keto karakteristika tani duhet te diskutohen dhe me kete do te merren hollesisht ministrat e financave vitin e ardhshem.
Kjo do te thote problemi i lihet per tu zgjidhur Frances e cila vitin e ardhshem ka presidencen e radhes te G-20s. Atje do te behen gjithashtu perpjekje per gjetjen e nje pozicioni te perbashket ne ceshtjen e kurseve te kembimit. Ne Seul u zbut zenka qe zhvillohet kryesisht mes amerikaneve dhe kinezeve. Nga njera ane Kina ka rritur serisht vleren e juanit duke deshmuar fleksibilitet. Nga ana tjeter SHBA-se iu desh te degjonte kritike te forte nga vendet e tjera sa i takon politikes se saj monetare. Ne fund te fundit edhe vershimi ne treg i parave te reja eshte nje mase qe mund te kete pasoja negative diku tjeter. Tani synohet ngritja e nje sistemi paralajmerues per te mbikqyrur me mire flukset e kapitalit dhe mallrave.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kancelarja Merkel me presidentin e Frances Sarkozi dhe kryeministrin e Italise Berluskoni
Shtetet nuk do te zhvleresojne monedhat
Ne parim shtetet u angazhuan se do te heqin dore nga zhvleresimi i monedhave te tyre me qellim forcimin e aftesise konkuruese te ekonomive kombetare. Kurset e kembimit duhet te percaktohen vetem nga raportet ne treg.
Receta me e mire per nje rritje te balancuar eshte e ashtuquajtura Marreveshje e Dohas per tregtine boterore e cila prej vitesh eshte pezulluar. Kjo formule eshte pjese e cdo dokumenti perfundimtar te G-20s por kete here ne Seul ndihej qarte vullneti i perbashket per aplikimin e saj.
Proteksionizmi mund te rrezikoje seriozisht rritjen e vazhdueshme. Perkundrazi tregtia e lire dhe pra deklarata permbyllese e Dohas do te ishte nje shenje e qarte per te ecur perpara ne kete shteg rritjeje. ... Ne mendojme se tani ekziston nje dritare kohore ne te cilen eshte e mundur nje marreveshje e tille. Dhe une e konsideroj ate absolutisht te domosdoshme per te mos rrezikuar rritjen ekonomike mbareboterore - u shpreh kancelarja gjermane Angela Merkel.
Vendet ne ekspansion - me shume peshe ne FMN
Nje tjeter vendim i rendesishem i samitit te G-20 ne Seul eshte reformimi i FMN-se. Reforma parashikon qe Kina India dhe ekonomi te tjera ne ekspansion te kene me shume influence ne institucionin me te rendesishem financiar nderkombetar. Por kjo do te thote edhe me shume pergjegjesi ne raste krizash. Per ministrin gjerman te Financave Wolfgang Schuble ky eshte nje sukses i madh pasi
... reforma e FMN-se e cila u arrit ne parapergatitjet per kete samit dhe qe u pershendet njezeri nga kryetaret e shteteve dhe qeverive e ben FMN me te afte per te vepruar. Ne te njejten kohe vendet ne ekspansion mund te shohin gatishmerine e vendeve te industrializuara per nje balancim me te mire te perfaqesimit te interesave ne nje bote gjithnje e me globale. ...
Nje tjeter vendim i samitit te Seulit gjithashtu nuk ishte me risi rregulla me te ashpra per kapitalin e vet per bankat te njohura me emrin Basel III. Vitet e ardhshme institutet financiare duhet te investojne shuma miliardeshe ne sigurimin ndaj riskut.
Edhe pse ka ende shume per te bere samiti i Seulit e meriton cilesimin historik.
Autor Henrik Bhme/Eliana Xhani
Redaktoi Auron Dodi