E Shtunë, 31 Tetor 2026

Per regjistrimin e tokes ne Rivieren shqiptare...

Ky eshte i pari projekt qe ndermerr nje organizate nderkombetare per regjistrimin e tokes dhe te pasurive te paluajtshme ne Rivieren e Shqiperise te vleresuar ng aautoritetet si zone prioritatre turistike.

Ambasadori i OSBE-se ne Tirane Eugen Wollfarth thote per programin shqip te DW se cfare synon ky projekt. Projekti synon perpunimin e te dhenave qe lidhen me pronat te lehtesoje pjesemarrjen e publikut permes nje procesi transparent qe do te mbeshtese institucionet publike per te percaktuar dhe njohur te drejtat e pronesise

Projekti ne fjale do te zbatohet ne zonen turistike te Llogarase fshatrat e bregdetit te Himares deri ne kufi me Greqine. Jashte tij mbeten qyteti i Sarandes dhe zonat urbane ne Ksamil pasi per regjistrimin e tokes dhe te pasurive te paluajtshme ne zonat urbane te bregdetit te Jonit po zbaton nje projekt Banka Boterore.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Eugen Wollfarth ambasador i OSBE

Cilet jane perfituesit nga projekti i OSBE-se

Perfituesit nga projekti i OSBE-se eshte Qeveria e Tiranes dhe institucionet e saj qe lidhen me regjistrimin e titujve te pronesise si Zyra Qendrore e Regjistrimit te Pronave apo Hipoteka. Projekti financohet nga Bashkimi Europian dhe donatore te tjere.

Projekti i OSBE-se financohet me nje kontribut prej 15 milione euro nga Delegacionii BE-se ne Tirane si edhe nga 186 mije euro nga Greqia Republika eke Zvicra dhe SHBA thote per programin shqip te DW ambasadori i OSBE-se Eugen Wollfarth Ojgen Vollfarth.

Shtyse per fillimin e tij eshte prioriteti qe qeveria e Tiranes i jep zhvillimit te qendrueshem te kesaj zone turistike. Per ta realizuar ate nga pikepamja teknike OSBE- ka nenshkruar nje kontrate me kompanine spanjolle Tracasa e cila zbaton projekte te tilla nderkombetare qe lidhen me regjistrimin e tokes sherbimet e kadastres kartografine dhe Sistemet informative gjeografike te njohura me inicialet GIS.

Regjistrimi ne Hipoteke dhe marrja e titujve te pronesise

Tokat ne Rivieren e Shqiperise ku po zbatohet projekti i OSBE-se nuk jane te regjistruara ne Hipoteke dhe pronaret e tyre ende nuk kane marre titujt e pronesise. Drejtori i Pergjithshem i zyres Qendrore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Arben Qirjako ne Tirane thote se regjistrimi dhe perpunimi i te dhenave per te percaktuar dhe njohur te drejtat e prones ne kete zone nuk eshte e lehte. shte nje proces kompleks i veshtire por kemi bindjen qe ky process do ta coje zyren e regjistrimit perpara dhe informacioni mbi pasurite do te jete i garantuar dhe me i sakte. Ne fund te tij transparenca dhe shpejtesia e veprimeve ne zyrat e regjistrimit te pasurive do te jete shume e larte.

Bildunterschrift

Baza ligjore ku m beshtetet projekti i OSBE-se

Zbatimi i ligjit te njohur si 7501 qe mbeshtetet ne parimin Toka i takon atij qe e punon dhe kundershtimit te tij nga pronaret e ligjshem te tokave ne Rivieren shqiptare ka krijuar nje bllokim te dhenies se titujve te pronesise.

Drejtori i pergjithshem i Hipotekes Arben Qirjako thote se institucioni qe ai drejton regjistron titujt e pronesise te fituara nga organet e percaktuara me ligj. Hipoteka nuk futet ne brendesi te titullit te pronesise. Ajo regjistron titujt qe jane dhene nga organet e percaktuara me ligj.

Pikerisht ketu fillon problemi. Ne regjistrimet para se regjimi komunist te vinte ne fuqi dhe te konfiskonte pronat edhe ne zonen turistike te Rivieres si figurojne pronaret e ligjshem. Me ligjin 7501 pronarefigurojne edhe ata qe e punuan token ne ish kooperativat bujqesore qe funksionuan gjate regjimit te kaluar.

Burime nga Shoqata Pronesi me drejtesi thone per Deutsche Welle-n se OSBE nuk ka shprehur ende nje qendrim zyrtar lidhur me ligjin famekeq 7501 qe bie ndesh me Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut dhe standarteve te BE per kthimin e prones tek pronari i ligjshem.Sipas drejtuesve te kesaj shoqeate te dhenat qe do te perftohen nga projekti i OSBE-se kane vlere ligjore por nese ato nuk burojne nga parimi i kthimit te prones tek pronari i ligjshem atehere do te kontestohen nga kjo shoqate ne Gjykaten Europiane per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut ne Strazburg.

Autor Ani Ruci

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›