E Diel, 1 Nëntor 2026

Nigeri sekuestrohen 13 konteiniere me arme

Nje ngarkese e madhe armesh eshte sekuestruar ne portin e Lagosit ne Nigeri ne trafikun e te ciles jane perfshire edhe disa ushtarake iraniane.

Sipas mediave nderkombetare armet e renda ishin fshehur ne 13 konteinere dhe kishin si destinacion grupe te ndryshme ekstremiste qe veprojne ne Afrike.

Grupet ne fjale jane Hisba levizja integraliste qe vepron ne veri te Nigerise Boko Haram sic njihen ndryshe talebanet e Afrikes guerrilasit e MEND pergjegjes per pengmarrje dhe sulme dhe rebelet senegaleze te fraksionit Kasamance.

Organizatore te trafikut te armeve sipas autoriteteve nigeriane jane Azim Agajany dhe Sayed Tahmasebi dy oficere te pasdaraneve iraniane si dhe Ali Abbas nje shtetas nigerian.

Ky i fundit eshte arrestuar nga policia lokale ndersa dy iranianet jane fshehur brenda ambasades se tyre ne Abuja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›