E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Sali Berisha arkitekti i mrekullise ekonomike shqiptare

12-10-2010 / Gazeta 55

Editoriali i kryeredaktorit te revistes prestigjioze ekonomike Forbes

Ne kohe krize shteti me i fuqishem i botes Amerika mund te marre shembull nga Shqiperia. Me keto fjale e nis artikullin e tij per ndryshimet mbreselenese ekonomike te Shqiperise Steve Forbes kryeredaktor i revistes me te madhe ekonomike ne bote Forbes. Sipas tij vendi i vogel ballkanik qe per dekada te tera qendroi peng i nje prej diktaturave me mizore ne bote eshte sot nje prej ekonomive me vibrante ne Europe. Ne fakt thote Forbes Shqiperia eshte gjithashtu i vetmi komb europian qe pati nje rritje ekonomike ne vitin 2009.
SHBA vendi kapitalist i fuqishem mund te marre disa leksione ekonomie nga vendi i vogel i Ballkanit Shqiperia e cila per dekada te tera u perpelit nen regjimin mizor te diktatures staliniste. Sot Shqiperia ka ekonomine me energjike ne Europe. Ajo ishte virtualisht vendi i vetem ne Europe me rritje ne vitin 2009. Vendi i mbyllur hermetikisht me pare ka shenuar rritje edhe ne kete vit shkruan Forbes.
Por zhvillimi i vendit nuk ndaloi me kaq. Edhe ne 2010 eksportet jane rritur me 85 per qind. Investimet e huaja po vershojne te ardhurat per fryme ne vitin 1992 ishin 200 dollare ne vit tani jane mbi 3.500 deficiti buxhetor eshte pak a shume 3.1 per qind i GDP-se ne krahasim me 10 per qind te Uashingtonit. Niveli i varferise ne Shtetet e Bashkuara po rritet argumenton Forbes por ne Shqiperi po ulet dramatikisht. E nese Administrata Obama po minon sipas revistes te drejtat e prones Shqiperia po shkon ne drejtimin e kundert. Po merr te gjitha hapat per te forcuar keto te drejta por edhe pavaresine e gjyqesorit arkitekti i mrekullise ekonomike te Shqiperise per Forbes eshte kryeministri Sali Berisha i cili ne intervisten e tij dhene revistes prestigjoze tregoi me krenari arritjet e vendit te vogel ballkanik qe po kthehet ne nje shembull qe duhet te ndiqet nga te gjithe. Por si ia doli Shqiperia shtron pyetjen kryeredaktori i kesaj reviste te njohur. 3 vjet me pare Berisha uli taksen e sheshte per te ardhurat personale dhe ato te biznesit procedurat e nisjes se nje biznesi te huaj u thjeshtezuan. Per keto hapa Berisha thote se u frymezua nga Ronald Regan dhe per Forbes ky frymezim duhet te jete edhe per administraten amerikane. Fale mbeshtetjes se fuqishme amerikane Shqiperia eshte bere pjese e NATO-s. Vendi po ecen i vendosur drejt anetaresimit ne BE. Sa keq qe shkenca nuk ka ecur kaq shume perpara sa te na mundesonte te klononim Berishen qe te zevendesonim sot te gjithe ekspertet ekonomike ne qeverite tona shkruan Forbes.
Duke shfaqur hapur kritiken kunder situates ekonomike ne Shtetet e Bashkuara Steve Forbes shpreh keqardhjen qe shkenca nuk ka avancuar kaq shume qe te mund te klonohet nje Sali Berishe te dyte me te cilin te zevendesohen te gjithe zyrtaret ekonomike te qeverise se sotme amerikane.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›