Fushata informuese per vizat Berisha zbret ne baze deputetet e tij

Kreu i qeverise i kerkoi deputeteve qe te sqarojne elektoratin per rregullat qe percakton marreveshje per vizat
Kryeministri Sali Berisha iu kerkoi deputeteve te tij qe te informojne elektoratin ne zonat e tyre per kufizimet qe percakton liberalizimi i vizave. Une do te kerkoja nga ju dhe me kryetaret e grupeve te punes qe te ndermerrni takimet me intensive me zgjedhesit tuaj ne menyre qe te qartesoni cdo element te ketij procesi.
E them kete dhe kam bindjen e plote qe keshtu do te ndodhe por edhe ne duhet te bejme te gjithe qartesimin se keto jane viza per 90 dite ashtu sic kemi bere me spotin publicitar ne televizione por kur e bejme ne takime direkte njerezore i japim edhe peshe me te madhe - theksoi Berisha gjate mbledhjes se grupit parlamentar te partise se tij.
Sipas kreut te qeverise nje nga format per te bindur qytetaret jane edhe fletepalosjet qe sipas kryeministrit duhet te shperndahen nga vullnetare ne pika kyce si ne tregje per te percuar mesazhin se cdo te thote liberalizim vizash dhe cilat jane lirite qe ofron ky proces.
Jane edhe te gjitha rrjetet televizive lokale qe e bejne nje qartesim te tille por qartesimi teknik eshte jashtezakonisht dhe duhet ta marrim si pergjegjesi para zgjedhesve tane per ta bere te plote kete qartesim domethenien e gjithe procesit. Ndonese kam bindjen e madhe qe njerezit e kane kete - tha kryeministri.
Nga heqja e vizave cdo qytetar shqiptar mund te udhetoje ne te gjitha vendet e zones Shengen te Bashkimit Evropian per 90 dite e pas kesaj nese ata nuk largohen atehere merren masa per largimin me force. Liberalizimi i vizave nuk do te thote mundesi punesimi ne vendet Shengen as mundesi studimesh afatgjata per me teper se 3 muaj as bashkim familjar si proces automatik.
Nga ky proces perfitojne te gjithe ata qe jane pajisur me nje pasaporte biometrike. Gjate mbledhjes se grupit kuvendor demokrat kryeministri risolli ne vemendje prioritetet e buxhetit te vitit 2011 qe do te miratohet se shpejti ne Qeveri dhe me pas ne Kuvend.
Kreu i qeverise u shpreh se infrastruktura rrugore per vitin qe vjen do te kete dimensione te reja zhvilluese edhe per shkak te sasise se buxhetit te destinuar ne kete funksion. Nje tjeter prioritet ne hartimin e buxhetit te ri do te zene sipas kreut te qeverise edhe rritja e pagave dhe e pensioneve.
Kryeparlamentarja Topalli shkund drejtesine
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli i beri thirrje drejtesise qe te dale nga apatia ne te cilen ndodhet.
Kryetarja e legjislativit deklaroi se duhet mbyllur epoka kur me sistemin e drejtesise abuzohet dhe individe te vecante dalin mbi ligjin. Sot drejtesia eshte ne nje moment qe ka nevoje per tu shkundur.
Ashtu sic thuhej me perpara drejtesia eshte ai treni qe vjen me vonese. Jo Vendi yne ka nevoje qe drejtesia te vije menjehere. Mbi ligjin dhe nen ligjin nuk ekziston asnjeri se shteti ligjor eshte sfida e Shqiperise se sotme. Shteti ligjor kerkon njerez me integritet - tha Topalli.
Nderkohe dje ajo zhvilloi edhe nje takim me kreun e prezences se OSBE ne Shqiperi Eugen Wollfarth. Gjate takimit kryetarja e Kuvendit nder te tjera rikonfirmoi vullnetin e plote te mazhorances per reformen e re te sistemit zgjedhor sipas rekomandimeve te Raportit te fundit te ODHIR-it si dhe shtrirjen e dores se bashkepunimit me opoziten.