E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtria në kalanë e Beratit, nis aksioni kundër zjarreve

Rreziku i rënies së zjarreve në lagjen muzeale “Kala”, si shkak i prezencës së kodrave të pyllëzuara që ndodhen rreth saj, ka bërë që të ndërhyjnë forcat e Ushtrisë për pastrimin e bimesise dhe pishave të thata. Ushtarë të repartit të Vërtopit në rrethin e Beratit kane nisur punen për pastrimin e sipërfaqeve rreth mureve të saj.
 

Kjo zonë e pyllëzuar në ditët e verës përfshihet shpesh nga flakët e zjarrit duke vënë në rrezik jo vetëm lagjen muzeale, por dhe banesat e saj. Alim Koxhai, specialist i Rendit dhe Emergjencave Civile pranë Institucionit të Prefektit bën me dije se ky aksion është pjesë e një plani masash që intitucioni i Prefektit ka ndërmarë me qëllim shmagien e rënies së zjarreve në këtë zonë, e cila është ndër më të rrezikuarat.
 

Ky aksion i nisur në një nga lagjet më të rëndësishme të qytetit të Beratit, siç është lagja muzeale “Kala” mësohet se do të vijojë dhe në ditët në vijim me forca të reparteve të tjera të Ushtrisë dhe institucioneve që varen nga Prefektura për pastrimin e gjithë sipërfaqeve nga shkurret jo vetem ne kete lagje, por edhe me gjere.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›