E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi:Flet arresti ndaj Limajt, shkelje kushtetuese

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi tha se nëse ngrihet flet arrest kundër Fatmir Limajt, atëherë kjo paraqet shkelje të Kushtetutës. Këto komente Krasniqi i sot pas takimit me shefin e diplomacisë shqiptare, Edmond Haxhinasto, i cili po qëndron në një vizitë dyditore në Kosovë.
 

Krasniqi tha se hetimet mund të vazhdojnë ndaj secilit, por imuniteti nuk nënkupton se do t`i merret dikujt imuniteti.Kryeparlamentari bëri të ditur se në Kuvendin e Kosovës nuk ka mbërritur asnjë kërkesë për heqjen e imunitetit.
 

Sipas tij, hetimet mund të zhvillohet ndaj presidentit, kryeministrit, kryetarit të Kuvendit, etj, por nuk do të thotë që atyre t`iu merret imuniteti.
Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, beson në pafajësinë e bashkë partiakut të tij Fatmir Limaj, deputetit dhe nënkryetarit të PDK-së, si dhe në pafajësinë e ish-pjesëtarëve të UCK-së të arrestuar ditë më parë nga EULEX-it dhe se drejtësia do t`i vërtetojë këto pohime të tij.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›